Lajme të këqija për trajnerin e kombëtares së italisë Venturan, në prag të përballjes për ndeshjen e “play-off” për Kupën e Botës me Suedinë.
Simone Zaza, është dëmtuar në seancën stërvitore për shkak të përkeqësimit të një problemi të mëparshëm në gjurin e majtë.
Sulmuesi i Valencias nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm për sfidën e nesërme dhe në vend të tij në balotazh për të luajtur janë njëeri mes Belottit dhe Eder.
Zaza u thirr në kombëtare për herë të parë gjatë Kampionatit Evorpian 2016 dhe pritej të ishte në formacion në ndeshjen e nesërme në Stokholm.