FOTO/ Kërcënimi i Moxhit, Edgar Çani del në stërvitje me Partizanin

9 Nëntor 2017, 16:04Sport TEMA
FOTO/ Kërcënimi i Moxhit, Edgar Çani del në stërvitje

Më në fund Edgar Çani bashkohet me skuadrën! Të shumta kanë qënë kritikat kohët e fundit për shtatlartin 28-vjeçar, i cili u bë pjesë e Partizanin në fillim të sezonit.

Madje drejtori sportiv Luçiano Moxhi deklaroi se do ta priste sulmuesin e dhjetë ditë më pas do të rishikonin kontratën.

Ky ultimatum i Moxhit, duket se e ka “trembur” Çanin, i cili ditën e sotme zbriti në fushë duke u stërvitur i diferencuar., shkruan “Panorama Sport”.

Ende nuk dihet kur 28-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Starova.

Gjithsesi dalja e tij në stërvitje është një “dritë e vogël në fund të tunelit” për Bobin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje