Përgatitjet në Antalia, Panuçi zhvillon ndeshje kontrolli brenda grupit

9 Nëntor 2017, 17:44Sport TEMA

Ka perfunduar rreth ores 18.45 me oren lokale te Antalias seanca stervitore e radhes se ekipit kombetar te futbollit.

E ndare ne dy grupe sipas programit stervitor te trajnerit Panucci, ne 20 minutat e para u realizua nje nxemje e plote me ushtrime shpejtesie dhe pak shkrythje te lojtareve.

Me pas, stafi kishte planifikuar edhe nje ndeshje kontrolli duke pare serish versione te ndryshme te futbollisteve ne fushe, sipas ndarjes se bere nga vete trajneri. Nje perzgjedhje mix ne te dyja skuadrat e ndara per te vleresuar pozicionet dhe rendimentin e gjithsecilit.

Vete trajneri Panucci ne shumicen e rasteve orientonte gjate lojes lojtaret ne lidhje me veprimet dhe destinacionin e levizjeve te tyre ne fushe.

Mister Panucci vuri perballe sot dy skuadra te ndryshme nga dje ne menyre per te pare dhe vleresuar me mire situaten taktike te gjithsecilit.

Ekipi, diten e premte ka te planifikuar per te zhvilluar dy seanca stervitore, si paradite, ashtu edhe pasdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje