Hazard: E kam ëndërr të luaj për Zinedine Zidane

9 Nëntor 2017, 16:33Sport TEMA

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard, e ka pranuar se e ka ëndërr të luajë nën urdhrat e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ylli belg ka dekluar se trajneri francez është idhulli i tij.

Mediat kanë raportuar shpesh se “Los Blancos” kohë pas kohe e kanë kërkuar Eden Hazard, i cili tani siç duket e ka hapur rrugën për një kalim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Duke folur për televizionin belg “RTL”, Hazard ka thënë:

“Të gjithë e dinë për respektin që kam për Zidane si lojtar por edhe si trajner. Ai ishte idhulli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në karrierën time në të ardhmen, megjithatë, e kam ëndërr të luaj nën urdhrat e Zidane, natyrisht.

Por, po kënaqem me jetën në Chelsea. Kam ende shumë gjëra për t’i arritur me ta. Jam i përqendruar të luaj për Chelsea”, u shpreh Hazard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje