Hyrje falas për tifozët në takimin mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut

9 Nëntor 2017, 19:38Sport TEMA

Kombëtarja U 21 do të përballet ditën e nesërme në kryeqytet kundër Irlandës së Veriut.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 18:00, një sfidë e rëndësishme për kuqezinjtë e vegjël të cilët do të kërkojnë me patjetër që të marrin fitoren.

Në këtë mënyrë që ky objektiv të jetë sa më i arritësh Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë që dyert e stadiumit për takimin e nesërm të jenë të hapura.

Lajmi është raportuar nga zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi.

Kjo sipas Dervishit, bëhet që shkallët e stadiumit të mbushen në mënyrë që tifozat të përkrahin dhe t’i japin kurajo skuadrës në fushë që të arrijnë një rezultat pozitiv.

Edhe në konferencën e pak minutave më parë trajneri i kombëtares U 21, Alban Bushi, i bëri thirrje tifozerisë që të jenë të pranishëm në stadium në mëyrë që të përkrahin ekipin.

“Duhet që tifozëria të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit dhe të mbështesë ekipin. Këta janë djem të rinj dhe kanë shumë nevojë për përkrahjen e publikut, ndaj i bëj thirrje që të mos i lëmë këta djem të luajnë vetëm nesër. Edhe media duhet të promovojë kombëtaren U-21 dhe t’i bëjë thirrje publikut që të jetë në shkallët e stadiumit.

Ata duhet të vijnë dhe të shikojnë angazhimin e këtyre djemve, që edhe kur nuk fitojnë, në fushë japin gjithmonë shpirtin dhe angazhohen maksimalisht”, u shpreh Alban Bushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje