Prej vitesh futbolli shqiptar po përjeton një transformim në drejtim të infrastrukturës dhe kjo vihet re në investimet e bëra nga FSHF në bashkëpunim me qeverinë apo bashkitë e rretheve.
Shumë prej stadiumeve në vendin tonë kanë pësuar ndryshime të mëdha, ndërkohë që në Kategorinë Superiore luhet në fusha të cilësisë së lartë, duke ndihmuar në futbollin e bukur. Megjithatë, handikapi më i madh që po hasin klubet janë terrenet e stërvitjes, pasi shumë prej tyre nuk kanë fusha stërvitore të mira ose janë fusha me bar artificial.
Tashmë është i ditur dëmi që mund të shkaktojë fusha sintetike, teksa disa prej trajnerëve kanë preferuar dhe transferimin e skuadrave në fusha me bar natyral, të cilat janë të amortizuara.
Shpeshherë Laci zbret të kryejë seancat në fushën me bar natyral pas stadiumit, Gjoka e ka dërguar Vllazninë të kryejë stërvitje në një fushë natyrale edhe pse jo në kushte perfekte, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrave të superiores stërvitet në fushë sintetike.
ukësi prej vitesh ka “shtëpinë” në Pezë Helmës, ndërsa cudia ndodh në kompleksin e kombëtares në Kamëz, ku Partizani, Laci dhe Kamza stërviten në të njëjtën fushë, por me orare të ndryshme.
Skënderbeu, Teuta, Flamurtari dhe Luftëtari gjithashtu stërviten në fushë me bar artificial, ndërsa Lushnja është rasti më ekstrem që stërvitjet i bën në anët e fushës së stadiumit, pasi fusha stërvitore është e tëra e mbushur me rërë plazhi, cka nuk është e këshillueshme për futbollistët.
Nga stadiumet tashmë klubet duhet të mendojnë pikërisht për terrenet sportive në mënyrë që të evitohen dëmtimet, por edhe efikasiteti i futbollistëve të jetë më i lartë./SS/