Kroacia hedh një hap për në kampionatin Botëror. Fiton dhe Zvicra

9 Nëntor 2017, 22:58Sport TEMA

Kroacia ka fituar betejën e parë kundër Greqisë  per ndeshjen e pare te “play off” per kampionatin Boteror “Rusi 2018”.

Sfida e pare e cila u zhvillua ne Kroaci be stadiumin “Maksimir” të Zagrebit u mbyll me rezultatin e thelle 4-1 ne favor te vendasve.

Nje fitore e merituar per kroatet te cilet dominuan takimin pergjate gjithe 90-minutave dhe tashme është me një këmbë në Botëror.

Luka Modric , Nikola Kalinic, Ivan Perisic dhe Andrej Kramaric shënuan për Kroacinë.

Ndërsa golin e nderit për miqte e shënoi Sokratis Papastathopoulos.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën ku tashmë Kroacia është me një këmbë në Rusi.

Fitore te rendesishme ne ndeshjen e pare mori dhe Zvicra.

Zvicerianet mposhten ne transferte ekipin e Irlandes se Veriut me rezultatin e ngushte 1-0.

Golin e vetëm dhe shumë të rëndësishëm në e shënoi mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez, në minutën e 57-të nga pika e bardhë.

Ne ndeshjen e kthimit do të mësohet skuadra që siguron biletën për Botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje