Kombëtarja “e mungesave big”, Hysaj e Strakosha mes “yjeve” që nuk janë në Botëror

10 Nëntor 2017, 12:19Sport TEMA

Botërorit të “Rusi 2018” do t’i mungojnë shumë “yje”, skuadrat përfaqësuese të të cilëve nuk arritën të prisnin një biletë për në këtë eveniment.

Gazeta më e madhe në Argjentinë, “Clarin” ka listuar disa prej emrave “big” që nuk do të jenë në Botëror.

Mes tyre edhe Thoma Strakosha dhe Elseid Hysaj.

Sipas gazetës argjentinase, portieri i Shqipërisë që luan te Lazio dhe mbrojtësi që aktivizohet te Napoli do të jenë mungesa të mëdha.

Së bashku me Strakoshën dhe Hysajn, “Clarin” shkruan se mund të krijohet një ekip që padiskutim mund të ishte pretendent për të fituar Botëroin, duke përfshirë edhe futbollistë si Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez (Kili), Jan Oblak (Slloveni), Antonio Valencia (Kolumbi), David Alaba (Austri), Stefan De Vrij, Arjen Robben dhe Wesley Sneijder (Holandë), Stefan Savic (Mali i Zi), Faouzi Ghoulam (Algjeri), Milan Skriniar dhe Marek Hamsik (Sllovaki), por edhe Miralem Pjanic (Bosnje-Hercegovnë), të gjithë…jashtë “Rusi 2018”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje