Futbolli në Shqipëri e vuan shumë mungesën e tifozëve në stadium. Por, aty ku luan Kombëtarja, përgjegjësia bie më tepër mbi FSHF-në.
Gjithsesi, “Vipsort.al” ka siguruar ekskluzivsht një e-mail të brendshëm, nga burime pranë FSHF-së ku duket qartë mënyra se si jepen urdhëra për të marrë pjesë në ndeshjen e sotme Shqipëri-Irlandë e Veriut për U-21, në stadiumin “Selman Stermasi”.
Është vërtet skandaloze se si urdhërohen për të mbushur shkallët e stadiumit. Në e-mail, i jepen detyra funksionarëve të FSHF.
– Becit (Besnik Cela) i kërkohet të flasë me drejtorin e sportit në Ministrinë e Arsimit, Vladimir Gjonaj. Bie në sy forma urdhëruese në shprehje, ku do i kërkohet të sjellë sa më shumë klasa nga të gjitha shkollat. Një detyrim që mund t’u bëhet fëmijëve për të marrë pjesë në stadium.
– Pjesa më skandaloze e e-mail është urdhëri që i jepet sektorit të gjyqtarëve. U kërkohet të jenë në stadium arbitrat e të gjitha katëgorive. Duket e pabesueshme, se si komandohen gjyqtarët, që normalisht duhet të jenë të pavarur. Urdhërohen nga Federata për të marrë pjesë në stadium, që të mbushin shkallët.
Një tregues i qartë i raportit mes tyre, ku degradon në maksimum pavarësia dhe autoriteti i arbitrave në Shqipëri. Një e-mail që zbardh në mënyrë të hapur se si shefat e arbitrave, por edhe Drejtori i Sporteve në Ministri, trajtohen si të punësuar të FSHF-së…
B.Celen dhe VGjonin,as mesues te ed.fizik,nuk do ti emeroja.
Ku eshte skandalozja e FSHF ketu, pse ben thirrje te kete mbeshtetje per kombetaren e te rinjve, apo duhet te caktoje EKA per Bracen e PS?!