Dybala: S’kam çfarë sqaroj me Messin, qeshi kur e takova!

10 Nëntor 2017, 14:51Sport TEMA

Një intrevistë për të shuar të gjitha polemikat që kanë lindur në Argentinë, pas disa fjalëve të Dybalas rreth mundësisë për të luajtur në krah të Lyonel Messit. “Është e vështirë, sepse bëjmë të dy të njëjtat lëvizje,” – do të shprehej kohë më parë Dybala. Talenti i Juventusit kërkon ta sqarojë një herë e mirë situatën.

“Në të njëjtën intervistë jam shprehur që është kënaqësi e madhe të luash përkrah Messit, sepse prej tij mund të mësosh shumë gjëra. Fjalët e mia janë interpretuar keq, për të tërhequr sa më shumë vëmendjen. Leo është idhulli im, oponioni im për të është ekstremisht pozitiv.”

23-vjecari është grumbullua me Argjentinën bashkë me Messin për miqësoret ndaj Rusisë dhe Nigerisë.

“Në atë konferencë, 18 nga 20 pyetjet ishin për Leon dhe gjithmonë u shpreha me fjalë të mira për të, duke shpjeguar sesa është e rëndësishme ishte figura e tij për të gjithë grupin. Sapo erdha në grumbullim shkova ta takoja për t’i shpjeguar se…, por ai më priti duke qeshur dhe më tha se gjithcka është e qartë dhe nuk kisha cfarë të sqaroja me të. Unë Messi i ri? Dua të jem vetvetja, të fitoj trofetë e mi, me gjithë respektin që kam për Leon. Edhe Messin e kanë krahasuar me Maradonën.”

Për mosgrumbullimin e Gonzalo Higuain, Dybala komentoi:

Njerëzit e duan “EL Pipitan”. Jep gjithmonë 100% në fushë dhe nuk ka cfarë të tregojë më shumë. Ai po punon shumë dhe ëndërron pjesëmarrjen në Botëror.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje