Legjendën e futbollit brazilian, Roberto Karlosin, tashmë të gjithë sportdashësit shqiptar do të kenë mundësi ta shohin në Shqipëri.
Ish ylli i Realit të Madridit së shpejti do të jetë në Shqipëri ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore.
Lajmi është raportuar nga Ambasadori i Shqipërisë në Spanjë, Ridi Kurtezi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, duke dhënë një lajm të bujshëm.
Roberto Karlos do të jetë i pranishëm në një ndeshje bamirësie që do të zhvillohet së shpejti në vendin tonë.