“Gazzeta dello Sport”: Strakosha, surpriza më e bukur e sezonit te Lacio

10 Nëntor 2017, 17:59Sport TEMA

Shiu në ndeshjen e fundit mes Lacios dhe Udinezes që solli shtyrjen e ndeshjes, teksa bardhekaltrit mbajnë vendin e katërt në renditje, por me një fitore të mundshme do të renditeshin në vendin e dytë së bashku me Juventusin.

Simone Inzagi ishte si një “gomë rezervë” për ekipin italian, por në fakt është arkitekti i një skuadre që po zhvillon një sezon fantastik.

Deri më tani më i miri është padyshim Imobile, i cili ka shënuar 14 gola në total deri më tani, teksa 2 prej tyre në Europa League. Nota mesatare për të është 7.18 deri më tani.

Thomas Strakosha është një ndër më të mirët e këtij sezoni, teksa nota mesatare për portierin shqiptar sipas “Gazzeta dello Sport” shkon në 6.55.

“Një ndër zzbulimet më të bukura të sezonit, që ka një mesatare, 6.55: shumë për një portier”, shkruan gazeta më e madhe italiane për 22-vjeçarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje