Brazilit i mjafton pjesa e parë, mposht 3-1 Japoninë, Neymar humb penalltinë

10 Nëntor 2017, 16:57Sport TEMA

Brazili fitoi 3-1 në miqësoren me Japoninë, që u zhvillua në stadiumin e Llille-s në Francë në funksion të finaleve të Botërorit “Rusi 2018”.

“Selecao”, që e nisi ndeshjen me lojtarët më të mirë në formacion, dominoi në pjesën e parë, teksa shënoi tre gola.

Për të besuarit e trajnerit Tite realizoi Neymar që në minutën e 10-të, ndërsa 7 minuta më vonë “ylli” i PSG humbi 11-metërsh, por në aksionin pasardhës nga goditja e këndin shënoi Marcelo. Në minutën e 36-të Gabriel Jesus shkundi për herë të tretë rrjetën e portës së Japonisë.

Brazili e uli ndjeshëm ritmin në pjesën e dytë, duke u ndëshkuar në minutën e 63-të, nga Makino.

“Selecao” luajti në pjesën e parë me këtë formacion: Allison, Danilo, Silva, Jemerson, Marcelo, Giuliano, Casemiro, Fernandinho, Willian, Gabriel Jesus, Neymar.

Në fillim të pjesës së dytë Cassio uli në stol Allison, Souza Gabriel Jesus, ndërsa Alex Sandro Marcelon. Në pas lanë fushën Neymar për Diego Costan dhe Willian për Taison. 10 minuta para përfundimit u aktivizua Augusto për Giulianon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje