Qaka: Nuk rëndësi sa minuta luaj, mjafton që Shqipëria të fitojë

10 Nëntor 2017, 19:30Sport TEMA

Një nga prurjet më të reja për sa i përket trajnerit Panucci, është Kamer Qaka. Një bast i rrezikshëm ky i trajnerit të kombëtares shqiptare, por në fund nëse mesfushori ia del, atëherë meritat janë vetëm për të. Qaka është shprehur shumë i lumtur për sa i përket ftesës së parë nga kombëtarja e Shqipërisë, pa e menduar gjatë debutimin në fushën e lojës. Ai shprehet se në fund i mjafton ndoshta edhe thjeshtë fakti që ka mbërritur këtu ku është sot, por padyshim më kryesorja që Shqipëria të fitojë.

“Kur më kanë thirrur për herën e parë, unë kam ndalur telefonin dhe menjëherë kam nisur të qaj, sepse që kur kam qenë i vogël e kam parë kombëtaren duke luajtur dhe ishte ëndrra ime të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur dhe krenar që jam këtu sot. Këta djem janë më të mirët, nuk e di se çfarë të them, shumë lojtarë të mirë të cilët luftojnë çdo ditë në stërvitje dhe në lojë.

Jo vetëm unë por dhe familja ime e kanë pasur dëshirën që të luaj për Shqipërinë, por kur më thirrën nuk munda ta mbaj veten dhe nisa të qaj pasi jam shumë krenar që jam këtu dhe më kanë thirrur. Ekipi kombëtar është shumë i fortë, po e shikoj dhe në stërvitje dhe mendoj se kemi për të shkuar larg kështu. Siç e theksoi dhe Hajdarevic kemi shumë lojtarë të mirë.

Unë jam një shqiptar i Pejës, kam pritur dhe jam shumë i kënaqur për ftesën duke ma plotësuar ëndrrën time. Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj 1, 2 apo 3 minuta, unë dua vetëm pak minuta dhe më mjafton që vetëm Shqipëria të fitoj sepse këta lojtarë i kam ndjekur që i vogël dhe të jesh këtu tani, është krenari”, u shpreh Qaka në prononcimin për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje