Ajdareviç: I lumtur që jam pjesë e kombëtares, e kam pritur prej kohësh këtë ftesë

10 Nëntor 2017, 19:24Sport TEMA

Astrit Ajdareviç ishte nje nga lojtaret e rinj qe Panuçi ka thirrur per miqesoren kunder Turqise.

Mesfushori kuqezi ka folur sot ne konferencen per shtyp nga Antalia ku ka folur per kete grumbullim te pare me fanellen kuqezi.

“Më kanë pritur mirë të gjithë, jam i kënaqur. Kam pritur prej disa vitesh këtë ftesë, jo vetëm për mua, por dhe për familjen time. Jam i kënaqur që jam këtu, dhe do të jap gjithçka. Kam luajtur për Suedinë për disa vite, kam qenë kapiten atje. Ka qenë e vështirë pasi jam rritur në Suedi, por unë ndihem si shqiptar dhje gjithmonë e kam thënë dhe do ta them.

Është shumë e lehtë për të hyrë në këtë grup. Gjithkund ka konkurrencë. Nuk ka asgjë të re, dhe shpresoj që të luaj disa minuta për të treguar kualitetin tim.

Miqësorja? Turqia është një skuadër shumë e forta dhe ka talente të shumë të Europë. Kanë lojtarë shumë të të mirë, ashtu si te ne.

Pozicioni? Kam luajtur si mesfushor ofensivë, si 10, por mund të luaj si 8 ose si 6.

Shumë nuk kanë pas njohur, por unë dhe familja ime e kemi mbiemrin Hajdari, por ka ndryshuar gjatë luftës”, tha Hajdareviç në prononcimin për mediat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje