Mesfushori i Milanit dhe Turqisë, Hakan Çalhanoglu, ka bërë një paraqitje të shëmtuar në ndeshjen miqësore me Rumaninë, ku skuadra e tij humbi me rezultatin 2-0.
“Ylli” i Turqisë ka prekur vetëm 36 topa dhe nuk është futur kurrë në ndeshje, ndaj dhe trajneri Luçesku e ka zëvendësuar pas 64 minutash lojë.
Nga Çalhanoglu presin shumë te Turqia, por ai, ashtu si te Milani, po zhgënjen totalisht dhe shtypi e ka kritikuar ashpër.
Në fakt, ky është një lajm “i mirë” për trajnerin Kristian Panuçi, pasi një nga titullarët më të rëndësishëm të Turqisë është krejtësisht jashtë forme para ndeshjes miqësore, që Kombëtarja jonë do të luajë në Antalia ditën e hënë.