Suedia fiton duelin e parë përballë Italisë

10 Nëntor 2017, 22:48Sport TEMA

Suedia e ka fituar sfidën e parë të “play-off”it për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, duke e mposhtur në shtëpi ekipin e Italisë.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Friends Arena”  të Stockholmit u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të kombëtares vendase.

Një fitore e merituar kjo për skudrën e drejtuar nga tekniku Andersson, të cilët për 90-minuta treguan një futboll më të bukur se Italia e cila nuk ishte në ditën e saj më të mirë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Jakob Johansson në minutën e 61-të duke mposhtur Buffonin.

Ndeshja kthimit do të zhvillohet të hënën dhe nëse Italia dëshiron të kualifikohet në Botëror, duhet të fitojë në shtëpi me dy gola diferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje