Rruga e Arbrit, Tiranë-Bulqizë për vetëm 40 minuta

11 Nëntor 2017, 14:22Sociale TEMA

Rruga e Arbrit, një lidhje e drejtpërdrejtë midis kryeqytetit dhe krahinës së Dibrës, do të shkurtojë distancën midis Tiranës dhe Bulqizës në vetëm 50 kilometra.

Aktualisht, për të përshkruar 160 kilometrat që ndajnë Tiranën me Bulqizën nevojiten rreth 5 orë.

Rruga aktuale të ngjit fillimisht në Milot, e më pas devijon drejt Burrelit dhe Klosit, e vetëm aty merr drejtimin Bulqizë-Zerqan-Shupenzë-Bllatë.

Rruga e re e braktis tërësisht këtë gjurmë, duke dalë direkt mbi Tiranë e më pas në drejtimin Shkalla e Tujanit-Qaf Murrizë-Guri i Bardhë-Ura e Vashës-Plan i Bardhë-Bulqizë-Dibër. Kjo rrugë e re, e konceptuar e gjitha si një autostradë, shkurton distancën nga 160 në vetëm 50 kilometra, të cilat do të jenë të përshkrueshme në afërsisht vetëm 40 minuta.

Ndërkohë, për të dalë në kufirin me Maqedoninë do të nevojitet vetëm një orë, pasi aksi i ri shkurton distancën nga kryeqyteti në pikën kufitare me 75 km.

4 komente në “Rruga e Arbrit, Tiranë-Bulqizë për vetëm 40 minuta”

  1. Kosovari says:

    Ja shkove ne Bulqize per 40 min . Po pastaj ???

    1. Baftjar te qafsha, bake says:

      hahhahahahhahaha, prit zgjedhjet e ardhme, ti shtojme edhe ndo pak km….ne Al-banistan…

    2. Lugati says:

      pastaj futi i kafe n’bulqize..e kthehu n’tirone

  2. jetmir shkurti says:

    pastaj!!!! Cfare pergjigje do?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje