Një mjek specialist që do të pranojë të shkojë të ofrojë shërbim shëndetësor në zona të largëta nga vendbanimi i tij do të marrë në fund të muajit 200 deri në 250 mijë lekë në muaj në varësi të specialitetit.
Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka rritur bonusin e mjekut për ta përafruar pagesën e tij mujore me atë të një mjeku të një tjetër vendi në BE.
“Ne kemi ndërmarrë iniciativën për rritjen e masës së bonusit që do të përfitojnë ata mjekë që do të pranojnë për të shkuar në ato zona ku ka nevojë për specialitete të caktuara. Nga 1 milionë që do të rritet nga 2 deri në 2.5 milionë nga koeficienti i specialitetit”, shprehet ministrja.
Ikja e mjekëve drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermani si dhe ndërprerja e specializimeve 4 vjet më parë ka krijuar mungesa në sistemin shëndetësor, sidomos në spitale rajonale në zona të largëta ku mungojnë kardiologë, kirurgë, obstetër gjinekologë e të tjerë. Përveç kësaj, nxitjeje financiare, për një vit pritet të dalin dhe specializantet e parë.
“Në janar 2019 dalin 290 specializantët të rinj .18 kardiologë ,12 kirurgë, 4 neurokirurgë, 18 gjinekologë”, tregon Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë, për këdo mjek nga Qendra Spitalore Nënë Tereza që një ditë në muaj ofron shërbim në spitalet rajonale ka një pagesë shtesë 10 mijë lekë në muaj. Në vitin 2018, Qeveria ka parashikuar të rrisë me 5% pagat e 18 mijë mjekëve dhe infermierëve.
Bravo Ogerta.
Nje super lajm qe do ti ndihmoje mjeket te jene edhe me te motivuar ne punen qe bejne. Shume suksese dhe nje pune sa me te mbare
Ju lumte zonja Ogerta qe mendoni edhe per mjeket. Po beni nje pune fantasike dhe qe do ndikoje shume pozitivisht
Puna e palodhur qe po beni do jete nje suksese i madh ne te ardhmen. Ju lumte zonja ministre se po beni vertet nje pune te mrekullueshme
Kjo eshte nje nder faktoret kryesore qe mjeket mos te shkojne te punojne jashte shtetit per page me te mire. Bravo dhe suksese ne rrugen e veshtire qe keni perpara
Kjo eshte nje nder faktoret kryesore qe mjeket mos te shkojne te punojne jashte shtetit per page me te mire. Suksese ne rrugen e veshtire qe keni perpara