VIDEO/ Këngë shqip dhe shqiponja dykrenare, festa e lojtarëve të Zvicrës pas kualifikimit në Botëror

13 Nëntor 2017, 18:07Sport TEMA

Kombëtarja e Zvicrës, siguroi një biletë mbrëmjen e djeshme për në finalet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi.

Helvetikët arritën ta ruanin mjaft mirë fitoren 0-1 në transfertë, teksa në shtëpi barazuan 0-0, duke u kualifikuar për në eventin më të rëndësishëm të globit.

Te Zvicra bëjnë pjesë plot 6 futbollistë shqiptarë dhe nuk kishte si të mungonte atmosfera shqiptare gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes.

Mesfushori Granit Xhaka postoi një video të shkurtën në Instagram së bashku me mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Akanji, ku në sfond dëgjohej një prej këngëve të reperit shqiptar Noyzi.

Në një moment Akanji bashkon duart duke formuar shqiponjën, e cila është simboli i shqiptarisë.

2 komente në “VIDEO/ Këngë shqip dhe shqiponja dykrenare, festa e lojtarëve të Zvicrës pas kualifikimit në Botëror”

  1. Theatrical says:

    keta bejne shqiponjen dykrenare prej gezimit,ndersa ata hapin flamurin e vorje epirit prej hidherimit
    ec e mere vesh hahahahaha

  2. Glauk says:

    Simbol i shqiperis apo shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje