Në konferencën ‘Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë me dije se një ndër problemet në portofolin e bankave, ai i kredive të këqija, ka pësuar ulje me 10 pikë përqindje, krahasuar me kulmin e vitit 2010.
“ Treguesi i kredive me probleme është ulur vazhdimisht me 10 pike përqindje më të ulët se kulmi në vitin 2010. Sistemi bankar është më i qëndrueshëm me likuid në gjendje më të shëndoshë.”- tha Sejko.
Guvernatori tregoi me tej se bankat janë më të gatshme të japin kredi.
“ Bilancet e bankave janë pastruar dhe gjendja e tyre është e shëndetshme. BSH kërkon që bankat të studiojnë kërkesat fisibël per kredi. Ka ardhur koha që kreditimi të zërë vendin që i takon në ekonomi”- vijon të deklarojë në fjalën e tij guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, thekson guvernatori Sejko, evidentohet një rritje të kërkesës për kredi, siç ka treguar vrojtimi i aktivitetit kreditues të BSH.
Guvernatori Sejko iu drejtua bizneseve, duke iu thënë që të shfrytëzojnë mundësi për plane biznesi të mbështetura me financim.
“ Kredidhënia duhet të marrë vendin që i takon, kërkon përkushtim nga industria bankare. Të tjera elemente që gjykojmë se duhet të marrin përparësi janë përfshirja në sistemin bankar dhe edukimi financiar. Këto dy elementë duhet të zhvillohen më tepër për të marrë vëmendjen e individëve”- tha Sejko.
Revolucioni teknologjik, sipas guvernatorit, ka hequr barrierat, ka lehtësuar aksesin në sistemin bankar, si dhe ka rritur cilësinë e shërbimeve , duke ulur kostot.
Guvernatori Sejko, në vijim të fjalës së tij, duke theksuar elementin e përfshirjes në sistemin bankar, tregoi se shqiptarët janë ende mbrapa me vendet e tjera të OECD lidhur me pajisjen me llogari bankare, me kartë debiti, si dhe krediti.