Rëndohet akoma më shumë numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Deri tani, numri i të vdekurve ka shkuar në 16 ndërkohë që dhjetëra njerëz janë lënduar e disa të tjerë janë zhdukur.
Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre. Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para. Shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.
Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë. Numërohet 500 shtëpi të dëmtuara dhe qindra makina.
Është një katastrofë natyrore, gjithçka është zhdukur, tha kryebashkiaku i qytezës së Mandra-s për mediat greke. Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash.
ÐËÇÌÌÕÑÅÓ ÓÔÇÍ ÅÈÍÉÊÇ ÏÄÏ ÓÔÏ ÕØÏÓ ÔÇÓ ÅËÅÕÓÉÍÁÓ / ËÇØÅÉÓ ÌÅ DRONE (ÖÙÔÏÃÑÁÖÉÁ: ÁÍÔÙÍÇÓ ÍÉÊÏËÏÐÏÕËÏÓ / EUROKINISSI)
Mos ja fusni kot ketu ne Spata nuk ka permbytje as s’ka rene fare shi
Deshet det keta ?! Ja ku ju erdhi, deri ne shtepi….
Gjithsesi ngushellime per viktimat.
Tema behuni me serioze foto e fundit eeshte tek brryli ne Tirone hahahahaa….!!!
Vafshi ne hale te gomereve