Familjari i Skerdilajd Konomit: Prokurorët na thanë se vrasja e tij nuk zbardhet nga politika (perfolja edhe e gazetarit të njohur në këtë histori)

17 Nëntor 2017, 10:21Kronika TEMA

Një nga familjarët e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra në mënyrë mafioze në mes të qytetit të Vlorës, i ka dërguar një mesazh Artur Zhejit, ndërsa në emisionin e tij flitej për vrasjet e bujshme në Shqipëri, të cilat nuk zbardhen.

Dosjet e deponimit të Julian Sinanaj është mbajtur për 6 muaj e mbyllur në sirtarin e prokurorit të çështjes, që nuk është e lehtë të zbulohet kush ishte në atë kohë, apo është e lehtë dhe kur është pyetur oficeri gjyqësor. 

Ne e pyetëm përse nuk hetoni për kolegun tuaj, përgjigja e tij ka qenë: Nuk varet asgjë nga ne por nga politika”, thuhet në mesazhin e këtij familjari.

Në mënyrë të çuditshme dosja e Konomit është mbyllur pa motiv dhe pa autorë.

Në media janë përfolur disa konflikte pronësie që ai ka pasur, mes të cilëve në media është shkruajtur se ka pasur përplasje edhe me Blendi Fevziun.

Pavarësisht kësaj, ky i fundit nuk është pyetur asnjëherë nga Prokuroria.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje