VIDEO/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Shkodër, arrestohen dy tutorët dhe 5 vajza

18 Nëntor 2017, 21:03Kronika TEMA

7 persona janë vënë në pranga në Shkodër, mes tyre dy tutorë dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion.

Të arrestuar janë Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale dhe Kastriot Musa, 41 vjeç banues në fshatin Barbullush të Shkodrës.

Po ashtu u arrestuan edhe S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni, A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër, A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel, A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe dhe A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në Shkodër.

Policia tha se ky operacion u finalizua pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni 5 vajzat në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Policia sekuestroi edhe biznesin 3-katësh në pronësi të Rinard Totës ku realizohej veprimtaria kriminale, 2 automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të tij. U sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 7 ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish e floriri të ndryshme, një Laptop dhe 8 telefona celularë si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

1 komente në “VIDEO/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Shkodër, arrestohen dy tutorët dhe 5 vajza”

  1. I says:

    Ka pasur femer edhe ne Itali. Ka paguan Behar Bajrin per te vrare Tur Alibalin dhe vellain e tij Manin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje