E vërteta e inxhinierëve të kënetës së Maliqit: Si u ekzekutuan pas një gjyqi publik nga komunistët (mes tyre u pushkatua dhe gruaja shtatzënë e një prej inxhinerëve)

20 Nëntor 2017, 17:47Dossier TEMA

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Institutin e Historisë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike organizon nesër takimin “E vërteta e inxhinierëve të kënetës së Maliqit.

Aktiviteti përkujton të dënuarit që punuan për tharjen e kënetës të Maliqit, në përvjetorin e ekzekutimit të tyre pas gjyqit të hapur në nëntor të 1946. Veprimtaritë janë të hapura për median.

Për takimin përkujtimor, AIDSSH ka zbardhur materialet arkivore që gjenden për këtë gjyq, përmes një CD me materialet e digjitalizuara dhe zotëron një dosje të plotë me lëndë arkivore, foto, studime për ngjarjen dhe pjesë filmike për të.

E ashtuquajtura “organizatë tekniko-sabotatore” përbëhej nga Abdyl Sharra, 35 vjeç, kryeinxhinier në ndërmarrjen për tharjen e kënetës së Maliqit, i akuzuar si “iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrjet e mëdha që bënte pushteti popullor”; Kujtim Beqiri, 30 vjeç, bir i një familjeje patriotike, medalje e artë në inxhinieri civile në Universitetin e Vjenës, drejtor në punimet e Maliqit; Vasil Mano, inxhinier në kënetë, i akuzuar bashkë me të shoqen Zyrikën (e cila u pushkatua shtatzënë), për lidhje dhe kontakte të herëpashershme me agjentët e UNRRA-s; Pandeli Zografi dhe Mario Guarnieri, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërdha, Anastas Risto dhe Jani Vasili.

Proceset gjyqësore të të pandehurve filluan më 8 nëntor 1946 dhe përfunduan pas 10 ditësh. Gjatë asaj periudhe, lajmi kryesor në vend ishte gjyqi ndaj të bujshmit “grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit”.

Procesi, që transmetohej publikisht me altoparlant, u zhvillua në kinema “Nacional”, me skenar të parapërgatitur në detajet më të vogla.

Pas shpalljes së vendimit, ku u goditën disa nga figurat e shquara atdhetare e intelektuale të Shqipërisë, grupi i dënuar me vdekje u ekzekutua në Maliq, më 19 nëntor 1946.

Menjëherë vijuan arrestimet në masë të rreth 80 ish-nxënësve të shkollës teknike të Harry Fulzit dhe u arrit në shkëputjen e marrëdhënieve me SHBA-në e Britaninë e Madhe, për t’u bërë pjesë aktive e kampit të Lindjes komuniste.(TemA)

14 komente në “E vërteta e inxhinierëve të kënetës së Maliqit: Si u ekzekutuan pas një gjyqi publik nga komunistët (mes tyre u pushkatua dhe gruaja shtatzënë e një prej inxhinerëve)”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    o Zot,krimet e bithqirit islamik Hoxha nuk kane te mbaruar……………

    1. Shigjeta says:

      Sic duket Enveri nuk beri pune te kompletuar, la pa qeruar nga faqia e dheut paraardhesit e tu , dhe ti si veza e gjarperit linde dhe vjell vrer . Te paret e tu duhet te kish qeruar , cte besh ama ishin fshehur si minjte neper depo , nuk ishin dhe aq trima si ty , ti nga linde qe dole kaq trim ????do kesh renje turku , ndryshe nuk shpjegohet , thone qe kur shane dhe uren dike , ate do me shume …… turk muti do jesh dhe mos sha prejardhjen ……….

    2. korçari says:

      Kujtesen e Maliqit pra gjithe fotot ,ngjarjet,aktivitetet ,ndryshimet qe kane ndodhur ne Maliq qe nga tharja e kenetes e dogjen maskarenjte,katundaret e trashe qe nuk e dine se çfare do te thote kulture me ne krye k/bashkiakun e bashkise perfaqesues i kesaj shtrese injorantesh dogjen pa meshire kinemane e qytetit (te projektuar nga ruset) ku mjaft breza te rinise jane rritur ,edukuar ne kete tempull te qytetit.Ja çdo te thote te udhehiqesh nga injorantet dhe maskarenjte si k/bashkiaku me 5 mandate (i PS-se)

  2. Capi dhia says:

    “Keneta” quhet libri qe tregon te verteten. Lexojeni dhe … .

  3. mirel says:

    Amerika ne vitet 50 pushkatoi Etel Rosenberg. Jo me Shqiperia qe sa kush dale nga lufta.
    Kush ish me armikun e hante te semes. Ashtu u vra dhe Mata Hari nga francezet.
    Ndryshe nuk vihej shteti ligjor.
    Prandaj mos hani mut shume por i thoni Faleminderit Enver Hoxhes qe ju thau keneten e i shpetoi njerezit nga uria dhe malaria qe bente kerdine.

    1. Dashi says:

      O plako muzhik.
      Halucinacionet shihi ne pasqyre. Kudesi te dallosh te mos te pickoje ndonje mushkonje, sepse ka akoma mushkonja.
      Keneta e thare e Maliqit me e shumta dha 40 kv grure per hektar, kur para se te thahej jepte 240 kv peshk per hektare.
      Shoku pensionist tifoz i krimeve ndaj te tjereve ke mbetur bisht qeni edhe sot e kesaj dite.
      Hahaha fut per krahasim (?!?!?) Mata Harin e L-I-B dhe Etel Rosenbergut qe dha inofrmacione per bomben atomike. HAHAHAHA

  4. Fidel says:

    As te shani e as te shpifni nuk dini o te shkrete!
    Titulli eshte sa bombastik aq edhe mashtrues!
    Ku eshte e verteta e denimit te ketyre sabotatoreve?
    Po per te ekzekutuar si u krye ndryshe nga sa veprohet ne SHBA?
    Asgje nga keto qe pretendoni ne titull nuk keni thene ne shkrim,pra del qe ju mashtroni veten se ne lexuesve te na rruani trapin!
    Kush ishte akuza ndaj tyre dhe si e hidhni poshte ju?
    Ja kete te vertetoni e jo te derdellitni si morra bythe!

  5. shvejku says:

    Ua cfare lajmi bombastik!
    Tani u zgjidh ceshtja e hapjes se negociatave me BE-ne.
    Populli shqiptar ketej e tutje do te jetoje si pasha,me rroga e pensione shejkesh,se komunistet do t’i varim ne litar,ose ne pamundesi do t’i pushojme nga puna dhe do t’i pergjysmojme pensionin!
    Per femijet e komunisteve nuk do kete asnje vend pune!

  6. Gent says:

    Po prandaj s’behet ai vend: sepse kemi KAFSHE e PSIKOPATE si puna e ktij mirel ktu siper qe vazhdon te kete kurajo te mbroje xhelatet e fares se keqe komuniste!

  7. Kellira says:

    Po e lexoja me interes por kur arrita tek debiliteti i paragrafit te fundit ku mesova se pse “u shkeputen marredheniet me USA dhe Britanine” me erdhi per te vjelle.
    USA e la, ose nuk e mbrojti, ose beri pazar me Ruset per Shqiperine ne Jalte. Shqiperine nuk e pordhi njeri per t’i marre mendje se cdo bente. Filoamerikanet ne Shqiperi mbeten teresisht pa mbrojtje. Nderkohe Britaniket mbrojten hapur interesat greke. KJo eshte thene me keqardhje edhe nga vete Harry Fulz perpara se te largohej: Ka marre fund. U vendos qe Shqiperia te jete ne bllokun komunist.
    Ky ishte nje kapitull i goditjes se filoamerikane.

  8. Ilirjan says:

    Keneta u tha. Maliqi u shndrua ne hambar te Shqiperise Lindore. Sot fusha pjellore e Maliqit eshte pjeserisht mocalishte. Mushkonjat po lozojne. Ato mbartin ne thumbin e tyre kujtimet per ata qe donin ta sabotonin tharjen e kesaj kenete, te gatshme per te infektuar kedo. Mocalet e krijuara pas viteve 90 kundermojne ere te ndyre. Ne prag te Festave te medha te Nentorit pushtuesit moderne po perpiqen ta ndyjne atmosferen festive Nentoriane, duke hedhur balte dhe duke shperndare nepermjet te Medias erera te ndyra, midis te cilave ben pjese edhe shkrimi me siper.
    Turp per Fakultetin e Inxhinjerise se Ndertimit qe behet – L o l o – per pushtuesit e rrinj !
    Nuk eshte ky objekti i Fakultetit te Inxhinjerise. Dhe … propoganduan se depolitizuan Arsimin e Larte ne Shqiperi. Te bukur depolitizem ! Pra ne vend te Shkences Fakulteti Inxhinjerise promovon Politike. Kuptohet qe per Fakultetin kjo ka rendesi. Shkencen e bejne te huajt, Shqiptaret duhet te bejne guzhinjerin, turizmin, Collcentrat, e tj.Ndersa, inxhinjerine, shkencen dhe akademizmin duhet ta bejne vetem ata qe nuk kane gjak shqiptari.
    Sa poshte qe jemi duke u gremisur !

  9. demok says:

    Falenderoj fakultetin e inxhinierise,qe e ndermerr kete iniciative,t`u tregoje brezit me te ri te inxhiniereve shqiptare cfare u ka punuar llumi
    proletariatit ne drejtimin mafioz te deshtakut fallco Enver Hoxha,inteligjences kombetare shqiptare,inxhiniereve gjeniale Kujtim Beqiri.Abdyl
    Sharra,Vasil Mano,Zyraka Mano(u pushkatua shtatzene),Stratoberdha,etjLlumi proletariatit krenohet edhe sot per asgjesimin e inteligjences kombetare gjate rregjimit terrorist enverhoxhian.Te theksohet se kjo masaker e turpshme antientelektuale dhe antikombetare ishte kryekeput ideim satanik i satanait pa shkolle te larte Enver Hoxha dhe kriminelt djallezor Nesti Kerenxhua.Keta te dy ,njeri formuloi idene dhe textin,tjetri e zbatoi ne terren.Ne kete kohe,per 6 muaj Koci Xoxe ka qene ne Beograd,prandaj perpjekjet e Enver Hoxhes per t`ja veshur Kocit edhe kete masaker jane per t`i ngarkuar gomarit Koci gjithe krimet e tij.Bomba e rreme mbi gardhin e ambasades sovjetike, pushkatimi pa gjyq i 22 intelektualeve dhe tregtareve,tregoi kush ka qene pol-poti shqiptar Enver Hoxha dhe JUNTA e tij terroriste.

    1. beni says:

      Në m

      Keneten e Maliqit u zbuluan vendbanime me origjin sllave dhe të tër specialistët jugosllav u dëbuan,për pun të ktij zbulimi të veendbanimeve të vjetra,ata që dëshmon realitetin atë që Pan me syt e tyre u pushkatuan?
      Ky ish islamikun Enver Hoxha për të fshehur identitetin kulturor të një populli!?

  10. ju kelysh komunist-enveriste nje gje te thjeshte fare nuk arrini te kuptoni se ti thuash nje njeriu komunist-enverist eshte poshterimi me i madh qe i behet nje qenie,koha e juaj e krimeve ka mbaruar qe kur babai juaj shpirteror u rrexua ne mes te sheshit u pshurr dhe u terhoq zvarre copa copa deri te studentet ,jeni te mbaruar mallkimi i nje populli do ju ndjeki pas deri ne vdekje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Abdyl Sharra ishte bir i nje familje patriotike qytetare Vlonjate dhe mbaruar me medalje ari ne Cambridge. PO besoj ata qe e kan shkruar kete shkrim nuk kane informacionet e nevojshme, dhe vrapojne te tregojne se dine. Fatekeqesisht .....keshtu eshte shkruajtur gjithnje Historia,

    Përgjigjjuni
    1. 等身大ドール

      ラブドール 私はいつも30分かけてこのウェブサイトのコンテンツをコーヒーと一緒に毎日読んでいました。

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje