Ridvan Bode: Skandali “Tahiri” nuk i dha besueshmëri PD-së, merret me LSI-në që s’ka kredibilitet. Rama ma ka me hile

20 Nëntor 2017, 21:02Politika TEMA

Opozita nuk u ngrit në lartësinë e duhur në debatin “Tahiri”.

Nëse mazhoranca u godit nga kjo, unë e ndiej se te opozita ka ende një mungesë besimi. Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita.

Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD.

Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë. E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun.

PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët.

Cilësia e opozitës në parlament? I takon PD-së të bëjë vlerësime.

Unë tani jam një vetëm komentues jo pa eksperiencë. Nuk jam kundër qarkullimit të elitave, por ajo që ndodhi ishte e tepruar. Duhet besueshmëri edhe te figurat që futen në debat” .

Kështu ka thënë Ridvan Bode, ndërsa ka folur në një intervistë për Mirela Milorin në ABC Neës.

I pyetur për bashkëpunimin e PD-së me LSI, Bode u shpreh:

LSI është një parti që ka më pak kredibilitet në frontin opozitar.

Nuk i takon asaj të jetë në reshtin e parë të opozitës”.

Bode ka komentuar edhe vlerësimin që i bëri Rama, sipas të cilit, Bode ka qenë një “ekonomist që punonte më partiturë ndërsa të tjerët luanin me vesh”.

Bode tha se ndoshta Rama e kishte me hile këtë kompliment.

Po të isha në politikën aktive do të ndihesha jo mirë.

Tani që jam jashtë vijës së parë të politikës nuk më lë pa ngacmuar, por më duket se dhe këtë e ka me hile që më bën komplimente mua”, tha ish-ministri i Financave.(TemA)

4 komente në “Ridvan Bode: Skandali “Tahiri” nuk i dha besueshmëri PD-së, merret me LSI-në që s’ka kredibilitet. Rama ma ka me hile”

  1. Naqja says:

    Hej- TALLET ME TY BODE!
    LEGEN ËSHTË RAMA.!
    ME HILE TA KA.!
    POR TI,NUK E HA!??? HA-HA-HA

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Si mund te ngrihet besimi i PD,kur mbeshtetjen politike e kerkon tek kazani i “paçes” se F.Balliut !
    Me gjini nje dite te veteme,kur kjo gazete,nuk ka per kryeartikull “poshterimin” e Rames !
    Me gjini nje dite te veteme te PD ne opozite,qe diskuton per “hallet e popullit”,por mendjen e ka tek justifikimi i humbjes se zgjedhjeve.
    Largpamesi Shehu,kerkoj te riabilitoi qendrimin e PD,ndaj njerzeve te denuar prej droges,te cilen e solli gjate pushtetit te saj politik,por veshi i shurdher mbetet bisht qeni.Ne kete betej PD nuk ka fituar,as ne njerez dhe as ne politik,ka humbur dhe vazhdon te humbas.
    Diskretitimi ne arenen nderkombetare te maxhorances,si dhe “humbja” e besimit te investitorve te huaj,ka qene dhe eshte nje nga prioritetet e lidershipit te PD-s,thua se PD ka bere namin kur ishte ne pushtet !
    Te gjitha keto “xhevaire” i thote si qe ka “besimin” maksimal ne popull,Basha !

  3. Devolliu says:

    T’ëmën e s’ëmës ore…. Ky Ritka i Rakickës rrinte dikur me bollka të grisura por u bë “i zgjuar qerratai” se edhe kur ishte drejtor në Tatime Dogana, e aq më shumë kur u bë Ministër i Financave, me thasë i vinin në shtëpi eurot e dollarët. Një ish shofer i Ritkës, në një moment euforie e harlisje nga avujt e Rakisë në një dasmë këtu në Devoll tha ” Eh o shokë, ç’I kanë parë sytë bagazhit të kësaj makinës time”.

  4. Niku says:

    Akoma flet ti o katundar me shall si gjoja modern!
    Vendin ti e ke ne burg e jo ne politike as ne prapavije dhe jo me ne front.
    Do te dalin lakrat shume shpejt ti qe larot e prokurorise te mbyllen nje dosje me procedure si shefit tend ju mbyllen gjygjet me raporte mjekesore.
    Ere e re po fryn ne atdheun tone dhe mileti po gatitet e tirani lebetitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje