VIDEO/ Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohet 55-vjeçari dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim

21 Nëntor 2017, 13:44Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas, pasi është kapur me 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Forcat blu ka vijuar punën lidhur me evidentimin e veprave të ndryshme penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore autorët kryerës së tyre, bazuar në këtë kuadër Strukturat Policore kundër narkotikëve në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin : J. A, 55 vjeç, banues në Brataj,Vlorë.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një depo pranë banesës tre thasë me material bimor në gjendje të thatë me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5 kilogram.

Ndërkohë efektivët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve :

A, 28 vjeç, banues në Vlorë,

E.T, 23 vjeç, banues në Vlorë,

Për të dy shtetasit e mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka dënuar me Vendimin Penal Nr.661 datë 03.12.2015, për veprën penale ”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje