FOTOT/ Veliaj promovon 100 gjimnazistët ekselentë: Aseti më i madh janë njerëzit

22 Nëntor 2017, 18:04Sociale TEMA
FOTOT/ Veliaj promovon 100 gjimnazistët ekselentë: Aseti më i

Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore fotografitë e 100 gjimnazistëve më të mirë.

Në kuadër të nismës së propozuar nga kryebashkiaku Veliaj, në tabelat që përdoren për të reklamuar bizneset, janë vënë fotot e nxënësve më të mirë të shkollave në Tiranë, ku është shkruar edhe emri i nxënësit të talentuar.

Imazhet e tyre janë shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili thekson se aseti më i madh i qytetit janë njerëzit.

Duke vlerësuar rezultatet e arritura nga ata në mësime, Veliaj shprehet se gjimnazistët ekselentë janë burim frymëzimi për gjithë qytetin, se puna dhe përpjekjet nuk shkojnë dëm.

Aseti më i madh i një qyteti nuk janë rrugët, ndërtesat e makinat, janë njerëzit! Ndaj këtë fundvit kemi “stolisur” Tiranën me 100 gjimnazistët me mesataren 10 për të frymëzuar qytetin se puna e përpjekja nuk shkon kurrë dëm! BRAVO”, shkruan Veliaj.

Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj riktheu dhe bursat për nxënësit ekselentë duke promovuar dhe mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, ku mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

1 komente në “FOTOT/ Veliaj promovon 100 gjimnazistët ekselentë: Aseti më i madh janë njerëzit”

  1. ana says:

    Kjo dihet prej kohes, kapitali me i cmuar eshte njeriu … Bravo Erion, e ke modernizua/amerikanizuar komunizmin shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje