Zhdukja misterioze e avokatit shqiptar në itali, mediat Italiane: Trupi i gjetur në det mund të mos jetë i tij, ja dyshimet tona

25 Nëntor 2017, 15:48Kronika TEMA

Shtohen dyshimet për kufomën e gjetur në brigjet e Leçes se mund të mos t’i përkasë avokatit Besnik Muço

Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej datës 2 nëntor dhe shanset për gjetjen e tij sa vijnë dhe bëhen më të zbehta.

“Leçeprima.it” shkruan se trupi i pajetë, të cilit i mungonte koka, u gjet mes 6 dhe 7 nëntorit në ujërat e Castro si dhe një protezë çeliku në këmbën e djathtë.

 

Ndërkohë këto fakte, bindën familjarët e Muços që të besonin se trupi i pajetë nuk i përkiste 54-vjeçarit, pasi ai nuk kishte protezë në këmbë.

Sipas ekspertizës së kryer trupi që u gjet dyshohet se ka pasur më shumë kohë në det se sa data që është raportuar humbja e avokatit.

Ndonëse analizat e ADN-së nuk kanë dalë ende, “Leçeprima.it” shkruan se policia ka dyshime që trupi i pajetë mund të jetë ndonjë skafisti, ku bën edhe një lidhje me pazaret e drogës apo konfliktet mes trafikantëve.

Deri më tani në bazë të hetimeve të Prokurorisë në Macerata dhe asaj të Tiranës, 54-vjeçari ka hipur në 2 nëntor në tragetin nga Durrësit drejt Barit, ndërkohë që në orën 23:00 celulari i tij rezultonte i mbyllur.

Efektivët e vendit fqinj, gjatë kontrollit në portin e Polias,  gjeti në vendin ku qëndronte Muço një qese me disa rroba, bileta, karta shëndetësore dhe dokumente të tjera të tij. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje