Roja bregdetare greke ndaloi dje një skaf të ngarkuar me 1.6 ton marijuana.
Përveç marijuanës, u arrestuan dhe 10 persona, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
6 nga të arrestuarit janë shqiptarë, 2 italianë, 1 grek dhe 1 bullgar.
Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një biznesmen me inicialet S.K.
Sipas tyre, ai është një sipërmarrës i njohur në ishullin e Mikonos në Greqi.
Biznesmeni u arrestua në portin e Larissas së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Dyshohet se ngarkesa e madhe e drogës do të shkonte pikërisht në Mikonos dhe një pjesë do të shitej në tregun vendas kurse pjesa tjetër në shtetet evropiane.
Autoritetet bregdetare greke ndoqën për disa orë në det mesnatën e së shtunës skafin e mbushur me kanabis.
Trafikantët qëlluan me armë ndaj policisë, por autoritetet u kundërpërgjigjën.
Një snajper i pozicionuar në helikopterin e forcave greke që ndiqte nga ajri mjetin lundrues, qëlloi skafin duke e detyruar të ndalonte.
Deri tani nuk është bërë me dije identiteti i asnjërit prej trafikantëve të arrestuar.(TemA)
Asnje koment! Qenkan fikur radaret edhe ketu!