Media japoneze interes për Shqipërinë, ambasadori Teneqexhi promovon historinë, kulturën, turizmin dhe ekonominë shqiptare

30 Nëntor 2017, 15:30Politika TEMA

Artikulli i shkruar nga ambasadori ynë në Japoni, Gjergji Teneqexhiu, në plan të parë ka si qëllim informimin e lexuesit mbi rrjedhën e ngjarjeve historiko – politike që kanë shoqërua Shqipërinë deri në shpalljen e Pavarësisë.

Në një plan të dytë, shkrimi fokusohet në të tashmen e Shqipërisë duke bërë një përshkrim të potencialit ekonomik dhe legjislacionit miqësor që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, dhe natyrisht pa harruar të përmenden këtu, bukuritë e natyrës shqiptare të cilat gjithnjë e më shumë tërheqin turistë nga e gjithë bota.

Gjithashtu, në shkrim janë përmendur edhe zhvillimet më të fundit dhe arritjet e përbashkëta mes dy vendeve tona, ku theksohen veçanërisht, vizita në Shqipëri e Ministrit Kishi gjatë së cilës ai shprehu interesin e Japonisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në këtë drejtim si dhe ceremoninë zyrtare e çeljes së ambasadës japoneze në Tiranë.

Shkrimi i cili synon promovimin e Shqipërisë jo vetëm nga pikëpamja kulturore dhe turistike, por edhe nga ajo ekonomike, u mirëprit nga lexuesit japonezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje