Moti i keq, kreu i policisë së Tiranës: Situata i është kthyer normalitetit, pikë kritike ishte…

1 Dhjetor 2017, 17:49Kronika TEMA

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu deklaroi se situata e përmbytjes në kryeqytet i është kthyer normalitetit pavarësisht se reshjet vazhdojnë papushim.

I ftuar në  në rubrikën “Opinion” në News24, Veliu  bëri një përmbledhje të momenteve kritike në Tiranë, si pasojë e reshjeve të dendura.

Veliu tha se pikë kritike ishte tek rezervuari i Marikajve, pasi rrezikohej të shpërthente diga.

“Një situatë jo normale ka qenë me rezervuarin e Marikajve, ku rreth 1 të natës kemi shkuar atje dhe uji dilte mbi nivelin e digës e si pasojë kanali shkarkues nuk funksiononte në kapacitet të plotë dhe rrezikonte shpërthimin e digës që do ishte ngjarje e rëndë.

Policia e Shtetit ka evakuuar 200 qytetarë në qendrën City Park, që kishin shkuar dikush për të blerë apo punonjësit dhe arritëm që në 2 të natës t’i evakuojmë pa asnjë problem. Aty ka pasur gjysha me nipër, njerëz të moshave të ndryshme. Qendra Tregtare ndodhej si në liqen por me ndihmën e Forcave të Armatosura, ato erdhën në qytet me automjetet tona. Kishin disa orë që ishin në ankthin e pritjes.

Pjesa te Ura e Shkozës ku ka pasur prurje të shtuar të ujit dhe u bllokua rruga, rruga Sabaudin Gabrani, si dhe zona e Don Boskos, por falë punës së pandërprerë sot Tirana iu kthye normalitetit pavarësisht reshjeve që vazhdojnë pa pushim.

Bëmë të mundur çarjen e trafikndarësve duke çuar ujin nga një krah në krahun tjetër, pasi aksi që vije për në Tiranë ishte liqen, ndërsa aksi tjetër komplet i lirë. Arritëm që në 3 të natës ta zgjidhnim të gjithë problemin. E pamë të arsyeshme që duhet të merrnim vendimin për çarjen e trafikndarësve,” tha Veliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje