FT: Shkollat më të mira të biznesit në Europë, kryeson përsëri Anglia

4 Dhjetor 2017, 12:11Ekonomia TEMA

Duke qenë se europianët kërkojnë stabilitet në kohë të trazuara, shkollat më të mira të biznesit sjellin pikërisht këtë.

14 shkollat në të mira mbetet të njëjta si në vitin e shkuar, me ndryshime të vogla, ndërkohë që London Business School mbetet në vendin e paarë për të katërtin vit radhazi.

London Business School vazhdon të përfitojë nga rang i gjerë kursesh, të cilat kanë performuar mirë në pesë renditjet kryesore të Financial Times, që mat cilësinë e programeve të pas-diplomimit.

MBA e Insead është e lartë për një vit të dytë, por shkolla franceze humbi vendin e parë në tabelën e EMBA pasi shkolla e saj me Universitetin Tsinghua të Kinës u rrah nga një program i përbashkët i drejtuar nga shkollat përfshirë LBS.

Universiteti i St Gallen në Zvicër mban vendin e parë për sa i përket Masterit të Manaxhimit. IMD, në Zvicër dhe shkolla e biznesit në Spanjë kryesojnë në renditjen për sa i përkett regjistrimeve të hapur dhe programeve të personalizuara.

Në vendin e 15-të në renditjen europiane janë shkollat angleze të biznesit UK’s Ëarëick Business School, (e cila kaloi nga vendi 22-të viti e shkuar): Cass in London (nga vendi i  26-të) dhe  shkolla gjermane Mannheim Business School (nga vendi i 19-të).

Tre gradat e larta europiane në renditjen EMBA janë bashkëpunime, dy që përfshijnë London Business School dhe një Insead, e cila merret me ngritjen e programeve të përbashkëta.

Studentët e  shkollave evropiane, të cilët u intervistuan tre vjet pas diplomimit, kryesisht shkojnë në financë dhe bankë, konsulencë apo sektorin industrial pas studimeve të tyre. Por përgjigjet ndryshojnë  për të diplomuarit që kanë mbetur në vendin e tyre të studimit dhe ata që u larguan për të punuar diku tjetër (shih grafikun).

Prej atyre që kanë qëndruar, konsulenca dhe transporti / logjistika janë punët më të njohura, ndërsa  sektori i teknologjisë dhe telekomit vijnë pas. Nga ata që u larguan, shumica u punësuan  në financë, në konsulencë dhe pastaj IT dhe telekom.

Përqindja e të diplomuarve të cilët kanë qendruar në vendin e tyre të studimit pas tre viteve të studimit . Në Poloni, 8 për qind e të diplomuarve u zhvendos jashtë vendit, ndërsa në Spanjë 81 për qind u larguan.

Shkolla e Financave dhe Menaxhimit të Frankfurtit bëri kapërciminmë të madh këtë vit. Shkolla u përirësua  me 20 vende.

Gjashtë universitete të reja u bashkuan në renditjen, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Belgjika dhe Portugalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje