Besnik Mustafaj: Rama është delirant, i poshtëroi ambasadorët. As di, e as nuk dëshiron të dëgjojë…

6 Dhjetor 2017, 11:01Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në emisionin “Vila 24” në rubrikën “Këndi i Ekselencës” në News 24 ka komentuar deklaratat dhe kërkesat që ka bërë kryeministri Edi Rama për ambasadoret e Shqipërisë nëpër botë, që të bëjne diplomaci ekonomike.

Mustafaj tha se kryeministri është delirant dhe as di dhe as nuk dëshiron të dëgjojë.

S’është e thënë që kryeministri ta njohë politikën e jashtme dhe specifikat e punës së diplomatit ‘sidomos të ambasadorit, por e ka për detyrë të dëgjojë këshilltarët.

Ne kemi një kryeministër delirant që as di, as nuk dëshiron të dëgjojë e të mësojë se i pëlqen vetja e flet për tema… si të shpallem unë për ekspert basketbolli që mund të kem parë 4-5 herë nga shkallët ndeshje.

Ai foli dhe vazhdon të flasë për tema që nuk i kupton fare dhe flet me kompetencën e një njeriu që ka në dorë ti heqë dhe ti vërë ata.

Në këtë kuptim i poshtëroi ambasadorët, i kërkoi gjëra që nuk janë në tagrin e tyre.

Si do bëjnë ambasadoret diplomaci ekonomike, kur ambasada tonat nëpër botë janë me 3-4 veta, nuk arrijnë dot ti përgjigjen asaj propagande që kërkon të bëjë z.Rama”, tha Mustafaj.(TemA)

4 komente në “Besnik Mustafaj: Rama është delirant, i poshtëroi ambasadorët. As di, e as nuk dëshiron të dëgjojë…”

  1. sokrati says:

    normale tu prish pazari ty, ambasadoret bejne jete luksi, te pakten ne rome ceka, bushi kishin makinat e fundit dhe familjaret jetonin si familja e Berlusconit… biografia e fshehur e lulzim bashes http://spiderinformazione.blogspot.de/2014/07/lulzim-basha-mashtrues-i-lindun-si.html

  2. orli says:

    Besnik, po te vjen keq qe i paska “poshteruar” ambasadoret?! Po kur te pati poshteruar ty ne debatin per kryetar bashkie nuk te vjen keq apo ke harruar qe u skuqe e u bere si spec i kuq…..

  3. VASILI says:

    O shoku bej nje retospektive te atyre qe kane ndodhur dhe atyre qe TI do te ngrIje bashke me shoket e tu dhe sot qe po flasim KULTIN E INDIVIDID SALI ne nje kohe pas rezimit te shtetit te kalbur te PPSH.Ende kerkoni me cdo kusht te mos ndryshoni as edhe nje gje per kete vend.Shkoni te gjithe ne BRUKSEL dhe thoni qe ne te PD e kalbem kete popull.

  4. arben says:

    Nuk ja vlen të dëgjosh idiotësitë e këtij maloku të zbritur në Tiranë që e vetmja meritë që pati ishte besnikëria ndaj Berishës.Kjo besnikëri e shndërroj nga fukara gjysmë opingë në milioner të kamur që po shijon frytet e korrupsionit.Sa për të mos u harruar hedh ndonjë shashkë tymuse pa zarar pasi dhe vetë e di që nuk e beson kush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje