U arrestua për lidhje me Gylenin, nëna e djalit nga Elbasani tregon të vërtetën: Si e mora vesh lajmin

6 Dhjetor 2017, 12:42Kronika TEMA

Nëna e Mariglen Debrovës, që u arrestua pak ditë më parë në Ankara, bashkë me bashkëshorten turke, me pretendimin se ishte bashkëpunëtor i Gylenit, ka adresuar një apel ndaj autoriteteve.

Ajo pohon për Balkanweb se nuk e di arsyen se përse është arrestuar i biri ku shton se djali i saj nuk merret me asnjë veprimtari të paligjshme.

“Për tim bir Mariglen Debrova dhe bashkëshorten e tij që janë vënë në pranga kemi mësuar rreth dy javë më parë nga një i njohuri ynë nga Cërriku. Fëmija e tyre, nipi im, është te gjyshi nga nëna sepse nusja është shtetase turke. Deri tani nuk kemi asnjë kontakt me djalin që nga java e fundit e muajit nëntor.

Mediat thonë se djali dhe nusja janë arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit por as që behët fjalë të jenë ngatërruar me gjëra të paligjshme. Ata janë të mrekullueshëm dhe shumë korrektë në jetën dhe punën e tyre.”, shprehet ajo. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje