Ajo ka qenë një kundërshtare e egër e Sali Berishës, në kohën e qeverisjes së Shqipërisë nga ky i fundit.
Por, shkrimtarja e njohur Elvira Dones tashmë është zhgënjyer edhe nga Edi Rama, të cilin e mbështeste publikisht gjatë kohës që ishte në krye të opozitës.
Dones ka thënë një intervistë për portalin zviceran ‘Der Bund’, ku është pyetur për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ajo ka thënë se do të duhet kohë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, për shkak të qeverisë së korruptuar.
“Shqipëria është një bastion i tregtisë së marijuanës dhe kokainës, politikanët kanë vetëm një qëllim kur janë në pushtet: pasurimin personal”, ka thënë ajo, ndërsa shtoi se duket se tashmë brezi i saj duket i lodhur me këtë situatë dhe po heq dorë nga përpjekjet për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri.
Dones prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë.(TemA)
Mire e ke ti moj moter:Ikeput nje kritike nga larg pa u thelluar shume dhe je ne rregull.