Polica e Tiranës ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të disa vjedhje të ndodhura më parë në kryeqytet.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 5, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.
Në këtë kuadër, është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor “Udhëtimi i Fundit”, ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve si autorë të dyshuar dhe konkretisht:
E. S, 26 vjeç, banues në Babrru, i dënuar dy herë më parë për vjedhje.
F.M, 29 vjeç, banues në rrugën “Babrru” Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e tre shtetasve, banues në Kamëz, si dhe vjedhjen e celularit, një të miture.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:
3 televizorë të markave të ndryshme
1 sobë gatimi,
1 laptop
1 varëse me gurë ari
1 telefon
1 orë dore.
Materialet do t’i referohen Prokruorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. (TemA)
E ku jane emrat ketu? Turp ,talleni me shikuesit………
Po keta skifteret e Irfan Tominit kur do ti kapni ? Apo keta i keni pasardhes te burgaxhinjve tuaj dhe i doni qe ti perdorni akoma si kaqola…….
Jo, jo ,jo na i lini keta se na mbajne me llafe , na bejne kafe, na rregullojne frigoriferet , na lehtesojne shtepite nga inventari dhe i doni ti perdorni akoma si rrota ka…!