Debate në Komisionin e Ekonomisë, Shehi-Ahmetajt: 260 mijë vendet e punës janë një tallje për shqiptarët

6 Dhjetor 2017, 11:39Ekonomia TEMA

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, është shoqëruar sërish me debate të forta.

Teksa po diskutohet Akti Normativ për buxhetin 2018, ministri Arben Ahmetaj u shpreh se në 4 vitet e kaluara ka pasur rritje me 260 mijë vende të reja pune.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitës e kanë kundërshtuar ku deputeti Dashamir Shehi tha se kjo nuk është  tallje për shqiptarët.

 

 

Debatet

Ahmetaj: Merrni listë pagesat dhe verifikoni dublimet a janë 260 mijë vende të reja pune në 4 vite apo jo. Nuk e rritëm ne parashikimin, por FMN.

Shehi: 260 mijë vendet e punës janë një tallje për shqiptarët. Rreth 200 mijë vende pune u legalizuan. Pra ka pasur legalizim të vendeve të punës. Në rastin më të mirë janë 60 mijë vende pune, jo 260 mijë.

Ahmetaj: Nëse ju keni ndonjë statistikë tjetër, hajdeni ta rrëzoni. Bëhuni serioz se nuk është muhabet tavoline. Është formalizim apo krijim i vendeve të punës kjo nuk ka shumë rëndësi. Rritja ekonomike është 4,2%. Janë 260 mijë njerëz që shkojnë në punë, çfarë problemi keni ju?.(TEMA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje