Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të papritur në Siri, duke udhëruar tërheqjen e ushtrisë ruse nga ky vend i Lindjes së Mesme.
Lajmi raportohet nga agjencitë ruse të lajmeve.
“Urdhëroj ministrin e Brendshëm dhe udhëheqësin e stafit të përgjithshëm që të fillojë tërheqjen e grupit të forcave ruse drejt vendeve të tyre të përhershme të punës”, është cituar të ketë thënë Putin, sipas agjencisë shtetërore ruse RIA.
“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e kontigjentit të trupave ruse të vendosur në Siri do kthehen në shtëpi në Rusi”, shtoi ai.
Putin është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në bazën Hmeimim.
Rusia i ka dhënë mbështetje të madhe qeverisë së Assadit në luftën ku janë vrarë mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë janë shpërngulur nga vendi.
Rusia pati filluar një fushatë me sulme ajrore në shtator të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka përfshirë ushtrinë e saj edhe në forca tokësore, duke e mbrojtur Assadin nga rebelët.
Putin kishte deklaruar në mars të vitit 2016 se ai po planifikonte të tërhiqte shumicën e trupave ruse nga Siria.
Ai do të udhëtojë edhe në Egjipt e Turqi për bisedime në lidhje me konfliktin sirian, që zgjat prej disa vitesh.(TemA)
Gazetar injorant. Lexo edhe nje here titullin qe ke shkruajtur. Si e terheq ushtrine nga Rusia? Jeni ne vete ju shpellare te medias?
Ma hengri Rusia, ngeli pa ushtri ruse ne Rusi
Rregulloni titullin: jo nga Rusia por nga Siria
FLM
E kuptojme qe eshte gabim ” tastesh ” . Po nuk jemi ne gjendje te kuptojme qe , redaktuesi merr nje rroge duke ja futur gjumit . Ose me keq , duke pire kafe me bisht . Me kaq gabime shtypi , nje nxenes shkolle nuk merr klasen . Pse u dashka nje gazetar , apo nje redaktor , te marri rroge mujore ?