Hamburgu pret Frankfurtin, Mavraj në fushë për rekordin historik

12 Dhjetor 2017, 18:34Sport TEMA

Hamburgu do të përballet ndaj Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të kampionatit gjerman. Megjithëse kohët e fundit është përballur me luftën e mbijetesës, Hamburgu këtë sezon kërkon të vendosë disa rekorde.

Ekipi Mërgim Mavraj nuk humbet në fushën e tij prej dy muajsh. Ndeshja e fundit e humbur është ajo e tetorit ndaj Bajernit të Mynihut, me rezultatin 0-1.

Por nuk mjafton me kaq, Hamburgu në ndeshjen e sotme kërkon të thyej një rekord 10-vjeçar.

Kjo skuadër ka 10 vjet që nuk pëson gol në 4 ndeshje të zhvilluara. Deri tani Hamburgu nuk ka pësuar gol ndaj Volfsburgut, Frajburgut dhe Hofenheimit.

Rekordi do të arrihej me sukses nëse Mavraj do i vinte në ndihmë ekipit të tij për të mos pësuar as në ndeshjen ndaj Frankfurtit. Nëse kjo do të arrihej me sukses, atëherë ky do të ishte një rekord për Hamburgun, ku meritë kryesore e ka padyshim mbrojtja e këtij ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje