Donnarumma flet pas fyerjeve që i bën tifozët e Milanit: Nuk e prisja

15 Dhjetor 2017, 17:08Sport TEMA

Gardiani i portës së Milanit Gianluigi Donnarumma e ka thyer heshtjen, pasi u ofendua nga tifozët e Milanit në ndeshje ndaj Veronas.

Talenti italian ka thënë se nuk i kishte pritur ato fyerje nga tifozët.

Portieri 18-vjeçar shpërtheu në lot pas thirrjeve dhe një baneri kundër tij në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Hellas Veronas në “San Siro”.

“Ishte një natë e shëmtuar që nuk e prisja. Kurrë nuk kam thënë, as shkruar, se po përjetoja dhunë morale kur e nënshkrova kontratën. Përkundër gjithë kësaj, shikoj me mendje tek ndeshja e radhës… Forza Milan!”, shkruan Donnarumma në “Instagram”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje