Gjoka: Vllaznia është buzë greminës

15 Dhjetor 2017, 13:12Sport TEMA

Një ditë para ndeshjes me Kamzë, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka prahuar hapur momentin kritik, ku ndodhet skuadra e tij.

Ai ka pohuar se mesfushori Hasani nuk luan në dy ndeshjet e fundit të këtij muaji, ndërkohë që kërkon nga të tijtë të njëjtin karakter si me Tiranën.

Mes të tjerash, trajneri i shkodranëve u shpreh:

“E kemi detyrim të kthehemi te fitorja në ndeshjen me Kamzën. Jemi në pozita shumë të vështira. Momenti është i tillë, ku duhet të kacavirremi për të dalë nga humnera, jemi në buzë të saj. Nuk është e lehtë ndeshja me Kamzën, që ka ka një ekip të fortë dhe do të vijë për të marrë pikë në Shkodër.

Na duhet të jemi shumë të motivuar. Kemi probleme me dëmtimet, pasi edhe Hasani e ka mbyllur vitin. Këtë radhë kemi të gatshëm Bardullën dhe Markun. Shpresoj të tregojmë të njëjtin karakter si me Tiranën dhe ta fitojmë ndeshjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje