Disiplina shtyn sërish vendimin për ndeshjen Përmeti-Këlcyra

14 Dhjetor 2017, 18:48Sport TEMA

Trupa e Komisonit të Disiplinës ka vendosur të shtyjë për ditën e premte vendimmarrjen disiplinore për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të javës së kaluar, Përmeti-Këlcyra.

Komisioni po vazhdon vëzhgimin dhe vlerësimin e pamjeve filmike të reja, por edhe informacioneve të mbledhura nga inspektorët për këtë incident.

Vendimi do të bëhet publik ditën e premte në faqen zyrtare të FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje