Goleadori Cristiano Ronaldo, “mbret i mbretërve”

14 Dhjetor 2017, 12:46Sport TEMA

Me golin që shënoi në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve ndaj Al Jazeras, portugezi bëhet golashënuesi më i mirë i këtij turneu me 6 finalizime, 1 më shumë se Messi, Luis Suarez dhe César Delgado.

Në fakt, Cristiano Ronaldo mbetet kampion mbi kampionët me paraqitjet e tij në kompeticionet ndërkombëtare. Është golashënuesi më i mirë i Championsit me 114 gola, 7 më shumë se Lionel Messi. Edhe në total në kompeticionet europiane ka realizuar më shumë se argjentinasi, 115 me 100.

CR7 e ka shfaqur të gjithë pushtetin e tij edhe në finalet e Europianit, ku ka realizuar 9 gola për Portugalinë, duke barazuar rekordin e Michel Platini.

Ndoshta merita e tij më e madhe konsiston në faktin që ka shënuar 421 gola për Realin e Madridit, duke lënë pas Raul Gonzales (232) dhe legjendën Di Stefano (308).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje