Partizani, Starova: Mora përgjigje pozitive edhe negative nga lojtarët

13 Dhjetor 2017, 19:31Sport TEMA

Trajneri  i Partizanit, Sulejman Starova, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij në Kupën e Shqipërisë kundër Pogradecit, të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultatin 3-0.

“Pjesa e dytë ishte e mirë për ne dhe shënuam edhe gola të bukur. Fitorja në Pogradec na e lehtësoi punën dhe ne sot aktivizuam të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion. Ne ruajtëm lojtarët që kanë marrë më tepër ngarkesë në takimin që përfundoi. U bë një ndeshje e kënaqshme për ne. Në pjesën e dytë erdhën edhe gola të bukur. Tani përgatitemi për sfidën në kampionat kundër Luftëtarit”

Tekniku i 15 herë kampionëve të vendit u shpreh se mori një përgjigje positive nga lojtarët sidomos nga ata që nuk janë aktivizuar.

“E mora një farë përgjigjeje nga futbollistët, më tepër nga ata lojtarë që nuk janë aktivizuar Edhe pozitive edhe negative. Kjo ndeshje nuk ka lidhje me takimin në kampionat ndaj Luftëtarit. Është ndryshe kur ke një sfidë në kampionat dhe kur luan në Kupë. Ne duhet që ta pranojmë që fitorja në Pogradec na e lehtësoi punën. Por edhe Pogradeci nuk kishte pretendime.
Ata nuk aktivizuan gjithë ekipin, ashtu si edhe ne. Le të themi që u bë ndeshje bukur, një ndeshje kontrolli përpara sfidës së kampionatit”, tha Starova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje