Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë të cilët nuk dhuruan rezultate surprizë pasi skuadrat pretendente arritën që të kalojnë për në raundin tjetër.
Partizani arriti që të fitojë me rezultatin e thellë 3-0 në duelin e zhvilluar në Kamëz kundër skuadrës së Pogradecit për tu kualifikuar për në raundin tjetër.
Autorët e golave për 15 herë kampionët e vendit ishin Fili, Progni, dhe Batha që i dhanë fitoren skuadrës së tyre.
Flamurtari ka triumfuar me rezultatin e thëllë 5-2 në ndeshjen ndaj Turbinës. Autorët e golave për vlonjatët ishin Toungara,Diamanti, Tushi, Muçollari dhe Liçaj nga pika e bardhë.
Një fitore e Lushnjës ndaj Laçit, por që nuk vlen asgjë sa i përket kualifikimit. Goli i Byzhytit nuk vlen kualifikimin për Lushnjën, pas humbjes në takimin e parë me rezultatin 1-3.
Në Grupin A, Kukësi, ka kaluar me lehtësi Erzenin, do të ndeshet me Tiranën. Një çift ky i shumë diskutuar sezonin e shkuar, kur aleanca mes dy ekipeve për kampioantin dhe kupën u duk qartë. Kurse çifti tjetër është ai mes Skënderbeut dhe Teutës. Korçarët kanë eliminuar Besëlidhjen, ndërsa Teuta, Kamzën.
Në Shkodër, goli i Kalasë në minutën e 60-të, vetëm sa ndezi shpresat e shkodranë ve, pasi Tirana u mbrojt mirë dhe nuk pësoi gol tjetër. Ndeshjne e parë e kishte fituar 2-0. Krymi dhe Hoxhallari i kanë lënë skuadrat e tyre me nga 10 vetë që në minutë n e 32-të.
Teuta ka fituar shumë lehtë 3-0, me gola të realizuar nga Hila (2), Beqaj dhe Osamene. Zefi ka marrë dy të verdhë radhazi dhe ka dalë me të kuqe.
Kelmendi ka shënuar edhe sot dy herë dhe Skënderbeu ka fituar 3-1 ndaj Besëlidhjes. Kukësi ka fituar 5-1, me gola të Koldashit, Ethemit, Alijevit dhe Shtubinës. Troplini ka shënuar për Erezenin.