VIDEO/ Maradona zbulon statujën e tij në Indi, por ngjashmëria lë për të dëshiruar

12 Dhjetor 2017, 20:18Sport TEMA

Ylli i futbollit argjentinas Diego Armando Maradona ka ngelur i surprizuar nga vizita e tij e fundit në Indi.

Argjentinasi ishte i ftuar në Kalkuta të Indisë për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momentin kur “El Pide de Oro” ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.

Por ajo që binte shumë në sy ishte ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershme të legjendës së futbollit.

Kjo ka shkaktuar edhe te vetë Maradona një habi dhe të qeshura, pasi pamja e statujës ishte shumë ndryshe.

Maradona nuk është i vetmi, pasi pak kohë më parë një histori e ngjashme ndodhi me Cristiano Ronaldon.

Në nder të futbollistit të Realit, emri i tij iu vendos një aeroporti në Portugali ku në hyrje do ishte edhe statuja e 32-vjeçarit. Në momentin që u zbulua ajo linte shumë për të dëshiruar dhe autori e ribëri atë.

Nuk dihet nëse do të ndodh edhe me statujën e Maradonës e njëjta gjë, por një gjë është e sigurt se kjo video është bërë virale në internet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje