Jahmir Hyka: Trajneri më i mirë i kombëtares ka qenë… Bariç

12 Dhjetor 2017, 19:44Sport TEMA

Futbollisti i kombëtares shqiptare Jahmir Hyka, i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ka folur për karrierën e tij jashtë Shqipërisë, emocionet me kombëtaren kuqezi dhe për jetën private.

“Më pas, kalova në Greqi, me Olimpiakosin. Nuk luajta dot rregullisht dhe u ktheva te Tirana. Pas një viti mjaft të mirë, shkova në Gjermani te Mainz. Nuk isha gati për atë nivel pasi isha shumë i ri. Kështu, u transferova te Luzerni në Zvicër, ku kam kaluar momentet më të mira personale dhe profesionale. Ato 6 vite i kujtoj me mall”, rrëfen sulmuesi, i cili aktualisht luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me San Jose Earthquakes.

Hyka ka debutuar në moshën 18-vjeçare me Shqipërinë dhe e mban mend kështu këtë eksperiencë: “Kombëtarja është një ëndërr për çdo futbollist. E kam provuar që në moshën 18-vjeçare dhe ishte eksperiencë shumë e bukur. Debutova me trajnerin Oto Bariç, në një ditë me shi në Shkodër, kundër Maqedonisë”.

Pikërisht trajnerin Otto Bariç, Hyka e konsideron si më të mirin që ka pasur ndonjëherë ekipi ynë përfaqësues.

“Bariç më dha mundësinë për të luajtur me kombëtaren dhe për mua ai ka qenë më i miri”, tha Hyka.

Në lidhje me jetën private, Jahmiri thotë se është ende në kërkim të dashurisë: “Ndoshta ka ndikuar edhe ndryshimi i shpeshtë i vendeve që unë nuk kam lidhje serioze”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje