Firmosi nën presion psikologjik, Donaruma ikën nga Milani në janar

13 Dhjetor 2017, 13:56Sport TEMA

Donaruma dhe Milani përsëri me nerva të tendosura. Pas një vere të trazuar dhe dhimbjes së barkut të shprehur nëpërmjet agjentit Mino Raiola, erdhi firma për zgjatjen e kontratës, që u duk se e “blindoi” portierin te kuqezinjtë.

Kanë kaluar pak muaj dhe gjithçka nis nga fillimi. Në kontratën e firmosur deri në vitin 2021, mungon klauzola e prishjes së saj para kohe.

Duket një avantazh për klubin, por për shumë arsye mund të ndodhë e kundërta dhe kryesia e klubit mund të vendosë për ta shitur Donarumën.

Në një seri e-mail-esh të ardhura te Milani dhe të firmosura nga Donaruma dhe stafi i tij legal, pretendohet se firma e hedhur në korrik ka ardhur nga presioni psikologjik.

Në këto kushte, tifozët e Milanit nuk mund të jenë të qetë. Donaruma mund të jetë në merkato që në janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje