Përdhunoi një shqiptare, Santos i mbyll dyert Robinjos

13 Dhjetor 2017, 12:05Sport TEMA

Sulmuesi brazilian Robinjo ka filluar të ndjejë peshën e dënimit për përdhunim të një shtetaseje shqiptare në vitin 2013, pasi klubi i Santos ka vendosur t’i mbyllë dyert për lojatarin, edhe pse është një ndër idhujt e tifiozerisë në Brazil. Futbollisti i Atletiko Mineiros kërkohej nga klubi më i njohur brazilian dhe mes palëve kishte pasur vazhdimisht negociata, por presidenti Zhoze Karlos Peres, ka bërë të qartë se në kushtet aktuale, kur ndaj lojtrait ka një vendim gjykate, nuk ka ndër mend të njollosë imazhin e klubit.

“Shpresoj që Robinjo të jetë i pafajshëm. Por ai nuk është në radarët tonë. Ndoshta në të ardhmen mund të bëhet fjalë për negociata, por në momentin që flasim, nuk ka të tilla. Robinjo nuk është profili i lojtarit që kërkojmë për Santosin. Ajo që kërkojmë është profili i një lojtari me imazh të mirë si në Brazil, ashtu edhe jashtë tij, pa episode. Nuk mund të ndryshojmë vlerat e klubit tonë për një vendim”, tha Peres për “ESPN”.

“Nuk i kam premtuar asgjë Robinjos, e di që është një lojtar i rëndësishëm. Ai është një idhull në Brazil por ekziston kjo çështja në Itali. Robinjo duhet të mbrohet. Nëse do të jetë fajtor, duhet të paguajë për atë që ka bërë. Nuk duhet ta masakrojmë, pasi kjo çështje është ende në gjykim. Ai ka të drejtë të mbrohet në instanca të tjera ndaj kush jam unë për ta gjykuar?”, tha drejtuesi i Santosit.

Një gjykatë italiane e shkallës së parë ka dënuar në nëntor ish-futbollistin e Milanit me 9 vite burg pasi në periudhën kur luante për kuqezinjtë, në bashkëpunim me të tjerë, kishin përdhunuar një shtetase shqiptare pas një feste në një klub.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje